Qendra e Aktivizimit të Rinisë

Çka fitojnë të rinjtë nga YAC ?

Më poshtë i keni disa informata se çka mund të fitojnë të rinjtë përmes bashkëpunimit, anëtarësimit ose kontributit me Qendrën e Aktivizimit të Rinisë

Aktivizim

Përmes anëtarësimit ose bashkëpunimit me YAC-së, të rinjtë do të jenë pjesë e vullnetarëve rinor, ku do të kontribuojnë në rritjen e qytetarisë aktive përmes aktiviteteve të ndryshme.

Përvojë

Përmes angazhimit me YAC-në, të rinjtë do të përfitojnë përvoja të ndryshe nga angazhimet e bëra nëpër aktivitete të ndryshme dhe pjesëmarrjes nëpër projekte të ndryshme, të cilat do t’i shërbejnë në karrierën e tyre.

Pjesëmarrje

Si pjesë e YAC-së, të rinjtë do të kenë mundësi për të marrë pjesë nëpër trajnime e konferenca të shumta që mbahen në Kosovë dhe nëpër shtete të ndryshme Europiane, të cilat janë të temave e profesioneve të ndryshme.

Perspektivë

Përmes bashkëpunimit me YAC-në, duke u zhvilluar në aspektin profesional e social, duke krijuar përvojë të mirë, gjindshmëri e menaxhim, do të jeni më të aftë dhe të gatshëm për tregun e punës.

Rreth nesh

Mësoni për ne në pika të shkurtëra
Bëhu
aktiv

jepi
energji
të tjerëve !

Qendra e Aktivizmit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është organizatë e pavarur rinore që vepron në çdo fushtë të rinisë me qëllim të zhvillimit të shtetit të Republikës së Kosovës me anë të forcimit të kuadrove të reja në ngritje të kapaciteteve profesionale.

YAC synon që përmes Fushatave vetëdijësuese, monitorimit dhe publikimeve të informojë opinionin e gjerë mbi gjendjen momentale në sfera të ndryshme jetësore, të ngrisë kapacitetet e të menduarit të drejtë të shoqërisë, të bëjë zhvillimin e politikave publike dhe krijimin e mekanizmave përmes aktiviteteve për të çuar para vendin me vetëdijësim.

YAC ka si objetiv të tij të promovojë pjesëmarrjen e rinisë dhe të koordinojë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve që kanë të bëjnë me rininë.

  • Trajnime vendore
  • Trajnime Ndërkombëtare
  • Aktivitete Humanitare
  • Aktivitete tjera

Stafi

YAC ka një staf ambicioz dhe profesional
Uploaded image

Mentor Dërvodeli

Drejtor
Uploaded image

Mejdi Sadiku

Zv. Drejtor
Uploaded image

Alban Mehmeti

Zv. Drejtor
Uploaded image

Blerita Korça

Sekretare e Përgjithshme

Të tjerët për YAC

Të rinjtë tregojnë përvojat e tyre nëpër aktivitetet e YAC-së

Njoftime

Na kontaktoni