Prishtina debaton, institucionet nuk punojnë mjaft për personat e margjinalizuar

neet1

Sot në Prishtinë është mbajtur debat për personat e margjinalizuar, përkatësisht personat që nuk janë të kyqur në edukim, punësim apo trajnim.

Debati është organizar organizuar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC), në të cilin debat morrën pjesë përfaqësues nga shoqëria civile, profesorë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve.

Pjesëmarrësit në debat kanë folur për problemet praktike të cilat i hasin personat e margjinalizuar, rastet që ndodhin në jetën e përditshme, mundësitë për përmirësimin e gjendjes, sa bëjnë institucionet për këtë grup dhe çka mund të bëjnë që ta përmirësojnë gjendjen e tyre.

Pjesëmarrësit deklaruan që nuk janë të kënaqur me trajtimin e institucioneve karshi këtij problemi, derisa kanë apeluar më tepër tek organizatat joqeveritare që të punojnë më tepër në këtë drejtim.

Debati është mbajtur në kuadër të projektit “Together for NEET” i cili është financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi Erasmus+ dhe implementuar nga CNELL Albania, derisa YAC ishte partnere nga Kosova, njëkohësisht organizatore e debatit në Kosovë.

“Together for NEET” ka si objektiv kryesor të krijojë sinergji ndërmjet aktorëve të larmishëm, përkatësisht institucioneve të arsimit, sektorit të rinisë dhe të tregut të punës, në mënyrë për të eksploruar së bashku masa efektive dhe ndërhyrje për ri-integrimin më të mirë të NEET rinisë në shoqëri, arsim dhe tregun e punës. Projekti në detajisht shpjegohet në web faqen http://togetherforneet.com/

Projekti “Together for NEET” përndryshe ka mbledhur 10 organizata partnere nga 10 shtete të ndryshme, përkatësisht, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë.