Qendra e Aktivizimit të Rinisë ndihmon familjet skamnore

OJQ Qendra e Aktivizimit të Rinisë sot në prag të festës së Fiter Bajramit së bashku me donatorë ka dhuruar 7 pako me gjëra ushqimore familjeve në nevojë.

Mentor Dervodeli, drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë për këtë iniciativë tha: “Organizata jonë nëpërmjet kësaj ndihme simbolike në prag të festës së Fiter Bajramit kemi synuar që t’i gëzojmë sadopak familjet. Kjo nuk është hera e parë që ne si organizatë marrim iniciativa të tilla, ne gjithashtu po synojme ngritjen e vetëdijes te qytetarët tanë dhe forma e ndihmesës së familjeve skamnorë të shëndrrohet në një traditë.”

Sam Bankester, i cili është edhe njëri prej donatorëve të kësaj iniciative u shpreh i emocionuar se: “Kam dashur që t’i ndihmoj sado pak familjet skamnore, por duke udhëtuar tek këto familje kemi parë edhe shumë raste të tjera që vërtet kanë nevojë dhe ndihemi shumë keq që nuk kemi pasur mundësi të ju ndihmojmë më shumë. Por shpresojmë që një ardhme të jetë më e mirë për të gjithë sepse vërtet është e dhimbshme të shohësh këso rastesh.”

“Ne gjatë tërë kohës jemi munduar të gjejmë donatorë si dhe të bëjmë përzgjedhjen e familjeve që vërtetë kanë nevojë për ato ndihma.” tha Altin Halili, koordinator i kësaj iniciative.

Përndryshe Sam Bankester është ish Ushtar i KFOR-it Amerikan i cili shërbeu gjatë luftës ne regjionin e Gjilanit si dhe tani punon në kampin Bondsteel.