Qendra e Aktivizmit të Rinisë përfaqëson muzikën tradicionale në Kotor të Malit të Zi

Ekipi Kosovar i deleguar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë po merr pjesë në programin BalsiKa i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi, ky projekt është financuar nga programi “Erasmus+” dhe është duke u implementuar nga organizata franceze “Association Balade”, ku ne jemi organizatë partnere për herë të 5-të me rradhë.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane.

Gjatë programit 12 ditorë që do të mbahet nga 26 Qershor 2017 deri me 7 Korrik 2017 do të marrin pjesë 38 të rinjë nga shtetet: Bosnja Herzegovina, Franca, Gjermania, Kroacia Mali i Zi, Ukraina dhe Kosova. Ku te rinjët Kosovar gjatë 12 ditëve do të ju mësojnë të rinjëve të tjerë muzikën tradicionale shqiptare si dhe do të mësojnë për muzikën tradiconale të huaj.

Diar Ramadani, Blend Qerimi, Lyra Hoxha, Elsa Hyseni dhe Dorant Zuka janë të rinjët të cilët po e përfaqësojnë Kosovën si dhe janë deklaruar se janë të lumtur që janë perzgjedhur në këtë aktivitet e t’a përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë është hera e 5-të që është pjesë e programit BalsiKa të mbajtur në shtete si: Francs, Bosnja dhe Mali i Zi. Organizata prej themelimit ka dërguar afër 100 të rinjë Kosovar në aktivitete jashtë Kosovës, kështu duke mundësuar atyre prej trajnimeve e deri te aktivitete te ndryshme sikur BalsiKa.