16.07.2014

Rreth Nesh

Qendra e Aktivizmit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është organizatë e pavarur rinore që vepron në çdo fushtë të rinisë me qëllim të zhvillimit të shtetit të Republikës së Kosovës me anë të forcimit të kuadrove të reja në ngritje të kapaciteteve profesionale.

YAC synon që përmes Fushatave vetëdijësuese, monitorimit dhe publikimeve të informojë opinionin e gjerë mbi gjendjen momentale në sfera të ndryshme jetësore, të ngrisë kapacitetet e të menduarit të drejtë të shoqërisë, të bëjë zhvillimin e politikave publike dhe krijimin e mekanizmave përmes aktiviteteve për të çuar para vendin me vetëdijësim.

YAC ka si objetiv të tij të promovojë pjesëmarrjen e rinisë dhe të koordinojë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve që kanë të bëjnë me rininë.

Çdo i ri ka të drejtë të kontribuojë në shoqëri, të japë ide e mendime, këshilla apo sygjerime, si dhe të bashkohet aktiviteteve e të organizojë aktivitete së bashku me Qendrën e Aktivizmit të Rinisë.

YAC realizon projekte në bashkëpunim me organizata për ngritjen e kapaciteteve, diversitetin ndëretnik/ndërfetarë dhe promovimin e paqes në kuadër të zhvillimit të vendit.