Thirrje për aplikim: Shkëmbim përvojash “BalsiKa” në Bosnjë 2016

BalsiKa Bosnia 2016

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partner i organizatës franceze “Association Balade” në 3 projekte të saj në kuadër të Festivalit “BalsiKa”.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane. Më shumë info rreth festivalit: www.balsika.org.

“BalsiKa 13”, në të cilin partner nga Kosova është YAC, do të organizohet në muajin Korrik Tuzla, Bosnjë dhe Hercegovinë me të rinj të moshës 16-25 vjeçare. Nga 12 shtete të ndryshme të Europës, do të mbledhen 75 të rinj të kësaj moshe të cilët kanë njohuri dhe dijnë të luajnë me ndonjë instrument muzikor.

Nga Kosova do të marrin pjesë poashtu 5 të rinj të kësaj moshe (16-25 vjeçare) dhe do të kenë shkëmbim përvojash për një javë me të rinj moshatarë të tyre nga shtete të ndryshme. Gjuha Angleze është gjuha që do të përdoret në program, andaj pjesëmarrësit medoemos duhet ta dijnë gjuhën angleze.

YAC bën thirrje për aplikim të rinjve të moshës mbi 16-25 vjeçare, të cilët posedojnë gjuhën angleze dhe dijnë të luanjë ndonjë instrument muzikor, që të aplikojnë për programin njëjavor në Mal të Zi në muajin Korrik.

Projekti është i financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+” i KE-së. Shpenzimet e programit si (akomodimi, ushqimi, materialet e programit) do të mbulohen nga organizatori, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 80 euro. Pjesëmarrësit poashtu do të paguajnë 50 euro pagesë për pjesëmarrje.

Afati i fundit për aplikim është 20 Shkurt 2016.

Data e aktivitetit: 23.07.2016-31.07.2016
Kohëzgjatja: 8 ditë
Vendi: Tuzla, Bosnia & Herzegovina
Mosha e pjesëmarrësve: 16-25 vjeç
Afati i fundit i aplikimit: 20.02.2015, ora 20:00

Për të aplikuar klikoni këtu.

P.S. YAC poashtu edhe vitin e kaluar ka qenë partnerë në BalsiKa, dhe më poshtë ju paraqesim disa fotografi nga ky projekt i vitit të kaluar BalsiKa në Tuzla të Bosnjës.

001

002

003

004

005