Thirrje për aplikim: Shkëmbim përvojash “BalsiKa” në Mal të Zi

"Crkva Gospa od Zdravlja" church, Kotor bay, Montenegro.

Afati i fundit i aplikimit: 15.06.2017, ora 23:59

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partner i organizatës franceze “Association Balade” në projektin “BalsiKa”.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane. Më shumë info rreth festivalit: www.balsika.org.

“BalsiKa”, në të cilin partner nga Kosova është YAC për herë të 5-të më radhë, do të organizohet në fund të Qershorit të vitit 2017 në Kotor të Malit të Zi me të rinj të moshës 13-18 vjeçare. Nga 7 shtete të ndryshme të Europës, do të mbledhen 38 të rinj të kësaj moshe të cilët kanë njohuri dhe dijnë të luajnë me ndonjë instrument muzikor.

Shtetet pjesëmarrëse do të jenë: Bosnjë dhe Hercegovina, Franca, Gjermania, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Ukraina.

Nga Kosova do të marrin pjesë poashtu 5 të rinj të kësaj moshe (13-18 vjeçare) dhe do të kenë shkëmbim përvojash për një javë me të rinj moshatarë të tyre nga shtete të ndryshme. Gjuha Angleze është gjuha që do të përdoret në program, andaj pjesëmarrësit medoemos duhet ta dijnë gjuhën angleze.

YAC bën thirrje për aplikim të rinjve të moshës 13-18 vjeçare, të cilët posedojnë gjuhën angleze dhe dijnë të luanjë ndonjë instrument muzikor, që të aplikojnë për programin 12 ditorë në Kotor të Malit të Zi në datat 26 Qershor 2017 – 7 Korrik 2017.

Projekti është i financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+” i KE-së. Shpenzimet e programit si (akomodimi, ushqimi, materialet e programit) do të mbulohen nga organizatori, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 80 euro.
Pagesa për pjesëmarrje 30 €, e cila do të paguhet vetëm pasi të pranoheni.

Data e aktivitetit: 26.06.2017 – 07.07.2017
Kohëzgjatja: 12 ditë
Vendi: Kotor, Mali i Zi
Mosha e pjesëmarrësve: 13-18 vjeç
Afati i fundit i aplikimit: 15.06.2017, ora 23:59




Për të aplikuar klikoni këtu.