Thirrje për pjesëmarrës në trajnimin “Rrjetet Sociale dhe Edukimi Europian”

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) me financim nga Komuna e Gjilanit respektivisht Njësisë për Rini, organizon trajnimin 2 ditorë në Gjilan, me temën “Rrjetet Sociale dhe Edukimi Europian”.

Qëllimi i këtij projekti është edukimi i të rinjve përdorimin e mirë të rrjeteve sociale, shfrytëzimin e tyre për edukime, e në veçanti në gjetjen e projekteve rajonale e Europiane ku të rinjtë Kosovarë kanë mundësi të marrin pjesë.

Objektivat e projektit janë:
• Trajnimi i për përdorimin e rrjeteve sociale.
• Aftësimi i të rinjve për gjetjen e projekteve rinore rajonale e Europiane përmes Facebookut dhe makinave kërkimore si Google.
• Publikimi i rezultateve të punës përmes rrjeteve sociale.

YAC fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për trajnimin i cili do të jetë i modelit europian joformal, nga i cili do të përfitojnë njohuri të reja, shoqëri dhe eksperiencë të shkëlqyeshme.

Data: 08.10.2016 – 09.10.2016
Kohëzgjatja: 2 ditë
Vendi: Shtëpia e Rinisë, Gjilan
Mosha e pjesëmarrësve: 16-24 vjeç
Afati i fundit i aplikimit: 03.10.2016, ora 23:59

Përzgjedhja e 20 pjesëmarrësve bëhet me 05.10.2016

E-mail: youthactivismcenter@gmail.com ose info@youthac.eu

Telefon: +38649717748

 

KLIKO KËTU PËR APLIKIM