YAC mbanë trajnimin “Rrjetet Sociale dhe Edukimi Europian”

rsee

Qendra e Aktivizimit të Rinisë / Youth Acitivism Center (YAC) ka mbajtur tranimin me temën “Rrjetet Sociale dhe Edukimi Europian”.

Projekti në fjalë i organizuar nga YAC, është përkrahur nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Njësia për Rini të kësaj Komune.

Gjatë trajnimin, pjesëmarrësit u informuan më shumë për rrjetet sociale, ndikimet dhe efektet pozitive dhe negative të këtyre rrjeteve, ku u morrën shembuj të ndryshëm të rasteve të ndikimeve nëpër fushata e revolucioneve të filluar përmes rrjeteve sociale, si dhe poashtu edhe efeteve negative që sjellin ato.

Gjithashtu ata u informuan rreth Edukimit Europian, ku më saktësisht morrën informata rreth mundesive të përfitimit të bursave ndërkombëtare, projekteve dhe trajnimeve të ndryshme si dhe informata tjera për Erasmus+.

Pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur nga ky trajnim dhe shprehën dëshirën për vazhdimin e mëtejmë të kësaj teme dhe temave tjera të ndërlidhura me të.

rsee-selfie