YAC po merrë pjesë në trajnimin për fuqizimin OJQ-ve në punësimin e të rinjve

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është duke marrë pjesë në trajnimin për fuqizimin e OJQ-ve në punësimin e të rinjve e cila po mbahet në Durrës të Shqipërisë.

Projekti është financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi për të rinjtë Erasmus+ dhe është duke u implemetuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Trajnimi ka për qëllim fuqizimin e punës së OJQ-ve në punësimin e të rinjve metodologjisë së mësimit joformal. Trajnimi do të mbahet nga datat 17 – 24 Maj 2017.

Në këtë projekt po marrin pjesë 38 pjesëmarrës nga 12 organizata e institucione nga 10 shtete Europiane, përkatësisht nga Bosnjë dhe Hercegovina, Estonia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Polonia, Serbia, Shqipëria dhe Turqia, ndërsa Kosova po përfaqësohet nga YAC me 3 të rinj.

Altin Halili, Loreta Shabani dhe Yll Rrahmani janë përfaqësuesit e Kosovës përmes YAC-së të cilët kanë deklaruar që janë të lumtur që janë përzgjedhur për të fituar njohuri në këtë fushë e në këtë mënyrë ta përfaqësojnë YAC-ne e Kosovën në arenën ndërkombëtare.